Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në rrethrrotullimin e Savrës, në Lushnjë.
Në aksident janë përfshirë dy automjete tip “Benz”, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Fatmirësisht, nga përplasja nuk raportohet për persona të lënduar.
Sipas Policisë Rrugore, shkak i aksidentit kanë qenë manovrat e gabuara dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve.
Policia ndodhet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave, ndërsa qarkullimi është normalizuar pas ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve.
