E tepruan me alkoolin, dhjetëra të rinj përfundojnë në spital në Fier

Data

Festimet e ndërrimit të viteve në Fier janë shoqëruar me një numër të lartë rastesh që kanë kërkuar ndërhyrje mjekësore, kryesisht si pasojë e konsumimit të tepruar të alkoolit.

Sipas burimeve nga spitali rajonal, më shumë se 25 të rinj janë paraqitur gjatë natës së Vitit të Ri në urgjencë me shenja intoksikimi nga alkooli. Të gjithë kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe janë larguar pas stabilizimit të gjendjes shëndetësore.

Ndërkohë, tre persona kanë pësuar dëmtime të lehta nga përdorimi i fishekzjarreve dhe kapsollave, duke u trajtuar gjithashtu në spital, pa rrezik për jetën.

Mjekët apelojnë për më shumë kujdes gjatë festimeve, duke theksuar se abuzimi me alkoolin dhe përdorimi i pakontrolluar i mjeteve piroteknike përbëjnë rrezik serioz për shëndetin dhe sigurinë, veçanërisht te të rinjtë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related