Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, gjatë ndërrimit të viteve, në aksin Ura e Leklit–Tepelenë, ku dy automjete janë përplasur ballë për ballë.
Si pasojë e përplasjes së fortë, tre persona kanë humbur jetën në vendngjarje. Viktimat janë identifikuar si Klejdi Myftari, Anxhelo Ruci dhe Martin Dulaj.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe dy persona, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Mësohet se Arsida Demiri, 20 vjeçe, ndodhet në repartin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa gjendja e saj po monitorohet.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulancat, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit që ka tronditur zonën në orët e para të Vitit të Ri.
