Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Filetto, në provincën Chieti të Italisë, ku një 38-vjeçar është plagosur aksidentalisht nga arma e një oficeri karabinierie gjatë një ndërhyrjeje policore.
Policia ishte vënë në lëvizje pas një telefonate në numrin e emergjencës 112, ku ishte raportuar për një vjedhje në një banesë të izoluar, jashtë zonës urbane. Gjatë operacionit, për rrethana që mbeten ende të paqarta, një efektiv ka qëlluar me armë zjarri, duke plagosur në këmbë pronarin e shtëpisë.
I plagosuri u transportua menjëherë në spitalin e kryeqytetit të rajonit Abruzzo, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, sipas burimeve mjekësore.
Ndërkohë, Njësia Hetimore e Chietit, nën drejtimin e prokurorisë, ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.
