“Rotacioni është oksigjen për demokracinë”/ Salianji nga Shkodra: PD duhet të ndryshojë për të fituar

Data

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, zhvilloi një takim me demokratët në Shkodër, ku përcolli mesazhin se rotacioni politik është i domosdoshëm për demokracinë shqiptare dhe se PD duhet të reformohet për ta realizuar këtë mision.

Në një reagim në rrjetet sociale, Salianji theksoi se rotacioni nuk është as hakmarrje dhe as luks, por një nevojë jetike për vendin. Sipas tij, një kryeministër që nuk mban përgjegjësi për ekipin e tij nuk mund të quhet udhëheqës, por thjesht përfitues, ndërsa pushteti pa përgjegjësi përbën rrezik serioz për të ardhmen demokratike të Shqipërisë.

“Partia Demokratike ka brenda vetes fuqinë për ta sjellë ndryshimin, por për këtë duhet të ndryshojë, të reformohet dhe të hapet ndaj shoqërisë”, u shpreh Salianji, duke shtuar se takimet me qytetarët nuk janë thjesht fushatë, por një përballje morale mes arrogancës dhe dinjitetit, mes frikës dhe guximit.

Ai nënvizoi se mesazhi nga Shkodra ishte i qartë dhe i fortë: koha e këtij pushteti ka mbaruar dhe PD nuk do të ndalet në përpjekjen për të bashkuar demokratët me shqiptarët në çdo cep të vendit. “Koha e ndryshimit ka ardhur”, përfundoi Salianji.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related