Tensione të forta janë shënuar mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku qindra banorë kanë rrethuar Teatrin “Petro Marko”, në momentin kur bashkia po zhvillonte një aktivitet festiv për fundvitin. Revolta qytetare ka shpërthyer pas tre ditësh pa furnizim me ujë të pijshëm, situatë që ka sjellë zemërim dhe përshkallëzim të protestës.
Qytetarët kanë hapur me forcë portat e teatrit dhe kanë hyrë brenda sallës, duke ndërprerë aktivitetin dhe duke lëshuar thirrje të forta kundër qeverisë. “Duam ujë!” ishte thirrja kryesore e protestuesve, e shoqëruar me slogane kundër pushtetit dhe kërkesa për përgjegjësi.
Banorët kanë kërkuar që kryetarja e bashkisë të dalë përballë tyre dhe të japë shpjegime konkrete për mungesën e ujit dhe afatin e zgjidhjes së problemit. Sipas tyre, është e papranueshme që të organizohen festa, ndërkohë që qyteti përballet me mungesën e një shërbimi bazë jetik.
Protesta ka reflektuar një klimë të rënduar sociale dhe pakënaqësi të thellë ndaj institucioneve lokale dhe qendrore. Qytetarët paralajmërojnë se nëse nuk jepet një zgjidhje e menjëhershme, reagimi i tyre do të vijojë edhe më fort në ditët në vijim.