Drenas/ Kërkuan të votojnë me asistencë, rreth 15 persona kthehen nga qendra e votimit

Data

Një incident është shënuar gjatë ditës së votimit në komunën e Drenasit, ku rreth 15 persona janë paraqitur në qendrën kryesore të votimit me kërkesën për të votuar me asistencë, por janë kthyer mbrapsht nga stafi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, personat nuk kanë pasur dokumentacionin përkatës që vërteton nevojën për asistencë gjatë votimit, çka ka bërë që kërkesa e tyre të refuzohet. Stafi i KQZ-së ka zbatuar procedurat ligjore, duke mos lejuar votimin me asistencë pa vërtetim zyrtar.

Ndërkohë, mjeku i qendrës shëndetësore “Hafir Shala” në Drenas, Erald Hoti, ka sqaruar se gjatë ditës janë paraqitur shtatë persona për të marrë vërtetim mjekësor për votim me asistencë. Gjashtë prej tyre janë pajisur me dokumentin përkatës, ndërsa një person është refuzuar, pasi u vlerësua se kishte aftësi të plotë për të votuar i vetëm.

Sipas mjekut, shumica e personave që kërkuan asistencë ishin mbi moshën 65 vjeç dhe ishin shoqëruar nga familjarë. Rasti është konsideruar si një situatë e përsëritur edhe në zgjedhje të mëparshme, ndërsa autoritetet zgjedhore kanë theksuar se do të vijojnë zbatimin strikt të rregullave për garantimin e integritetit të procesit zgjedhor.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related