Aksident në Tiranë, plagoset polici i forcave “Shqiponja”

Data

Një efektiv i forcave speciale “Shqiponja” është plagosur pasditen e sotme në Tiranë, si pasojë e një aksidenti rrugor.

Sipas informacioneve paraprake, polici është përplasur me një automjet mallrash, duke pësuar dëmtime në këmbë. Menjëherë pas ngjarjes, ai është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Fatmirësisht, bëhet me dije se efektivi ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Rrethanat dhe shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes. Pritet një njoftim zyrtar nga Policia e Tiranës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related