Një sulm me thikë është regjistruar mbrëmjen e sotme në metronë e Parisit, duke shkaktuar panik mes udhëtarëve.
Sipas raportimeve të mediave franceze, tre gra kanë mbetur të plagosura. Lajmi është konfirmuar edhe nga autoritetet, të cilat nuk kanë dhënë ende detaje të plota mbi rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.
Zyra e prokurorit, duke cituar informacionin e Agjencisë France-Presse, bëri me dije se autori i dyshuar është arrestuar menjëherë pas sulmit.
Deri në këto momente nuk ka të dhëna zyrtare mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurave, si dhe as mbi motivin e sulmit. Autoritetet franceze po vijojnë hetimet, ndërsa priten informacione të reja në orët në vijim.
