Goditet grupi i drogës në Tiranë, 21 persona lihen në burg nga Gjykata

Data

Gjykata Penale ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 21 persona të arrestuar si pjesë e një grupi kriminal që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike në disa zona të Tiranës.

Në burg janë lënë: Renaldo Dalipi, Engelbert Pjetri, Armandi Hajdini, Olsi Mici, Fatjon Çela, Xhon Boci, Laert Murataj, Artan Pullazi, Erald Sina, Gentjan Vercani, Valerjos Bushi, Olkid Hajdari, Dylber Alijaj, Angjelos Mema, Majdi Musa, Jurgen Hekurani, Erdison Gjella, Abdurahman Bollati, Klodian Rrucaj, Indri Nakaj dhe Genti Kraja.

Të gjithë akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Ndërkohë, për Blerim Malin gjykata ka vendosur një masë më të butë sigurie, për shkak të rrethanave familjare, pasi ai kujdeset për nënën e verbër dhe vëllain e paralizuar.

Operacioni policor u zhvillua dy ditë më parë dhe çoi në shkatërrimin e rrjetit të shpërndarjes së drogës, i cili vepronte në disa lagje të kryeqytetit. Hetimet ndaj të arrestuarve vijojnë për të zbardhur plotësisht aktivitetin kriminal dhe lidhjet e mundshme të grupit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related