Aksident i rëndë në Lushnjë, 30-vjeçari përplaset nga automjeti – në gjendje kritike për jetën

Data

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar paraditen e sotme në unazën e qytetit të Lushnjës, ku një motoçikletë është përplasur me një automjet që po dilte nga ambientet e një biznesi buzë rrugës.

Përplasja ka qenë e fortë dhe për pasojë ka mbetur rëndë i plagosur drejtuesi i motoçikletës, Marjus Doksani, rreth 30 vjeç. I riu është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën, nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore dhe patrulla të policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Unaza e qytetit të Lushnjës konsiderohet një nga segmentet më problematike për qarkullimin, për shkak të numrit të madh të bizneseve përgjatë saj dhe daljeve të shpeshta të automjeteve në rrugë, duke u kthyer shpesh në burim aksidentesh.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related