Reshje dëbore në Korçë, në punë borëpastrueset në aksin Boboshticë–Dardhë

Data

Reshjet e dëborës kanë nisur në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në qarkun e Korçës, duke përfshirë zonat malore dhe akset lidhëse me fshatrat turistikë.

Në aksin rrugor Boboshticë–Dardhë, autoritetet kanë ndërhyrë menjëherë me borëpastruese dhe hedhje kripe për të garantuar qarkullim të sigurt për mjetet. Deri më tani nuk raportohet për bllokime rrugësh apo vështirësi serioze në lëvizje.

Sipas Prefekturës së Korçës, qarkullimi në të gjitha akset kryesore të qarkut vijon normalisht. Ndërkohë, ekipet e Drejtorisë Qendër-Lindje të Autoritetit Rrugor Shqiptar janë në terren dhe po monitorojnë situatën, me qëllim ndërhyrjen e shpejtë në rast përkeqësimi të kushteve atmosferike.

Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në zonat malore, dhe të pajisen me goma dimërore gjatë lëvizjes në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related