Familja mbretërore britanike ka vijuar edhe këtë vit traditën e përvitshme të Krishtlindjeve, duke marrë pjesë në meshën solemne në Kishën e Shën Marisë Magdalenë, pranë rezidencës mbretërore Sandringham, në Norfolk.
Nga Pallati Sandringham, anëtarët e familjes mbretërore marshuan mes qytetarëve drejt kishës, ku u zhvillua shërbesa e Krishtlindjeve. Në krye të familjes ishin Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla, të cilët përshëndetën të pranishmit përgjatë rrugës.
Në meshë morën pjesë edhe Princi William dhe Princesha Kate, të shoqëruar nga tre fëmijët e tyre, George, Charlotte dhe Louis. Prania e tyre u prit me interes të madh nga publiku dhe mediat.
Gjithashtu ishin të pranishëm Princesha Anne, Princi Edward, si dhe Princeshat Beatrice dhe Eugenie. Ndërkohë, Princi Andrew dhe Sarah Ferguson munguan në ceremoninë e këtij viti.
Këto janë Krishtlindjet e dyta të Mbretit Charles si sovran i Mbretërisë së Bashkuar. Sipas traditës mbretërore, familja zgjedh të kalojë festat në Sandringham, duke ruajtur një zakon historik që simbolizon vazhdimësinë, unitetin dhe lidhjen e kurorës me besimin dhe publikun.
