Kukës/ “Rruga e Kombit” prej një muaji nën pushtetin e mjegullës, autoritetet apelojnë për kujdes maksimal në qarkullim

Data

Prej gati një muaji, segmenti rrugor i Tunelit të Kalimashit në Kukës, pjesë e “Rrugës së Kombit”, vijon të jetë i mbuluar nga mjegull e dendur dhe lagështi e shtuar në asfalt. Kushtet atmosferike kanë mbetur pothuajse të pandryshuara gjatë gjithë kësaj periudhe, duke ulur ndjeshëm shikueshmërinë dhe duke e bërë lëvizjen më të vështirë për drejtuesit e mjeteve.

Megjithatë, autoritetet bëjnë me dije se, pavarësisht mjegullës së vazhdueshme, deri tani nuk janë shënuar aksidente apo problematika serioze në qarkullimin rrugor në këtë zonë.

Policia dhe strukturat përgjegjëse u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë kufizimet e shpejtësisë, të mbajnë distancën e sigurisë dhe të përdorin dritat e mjegullës gjatë lëvizjes.

Sipas parashikimeve, mjegulla pritet të jetë e pranishme edhe në ditët në vijim, ndërsa nuk përjashtohen reshje bore, çka mund të rëndojë më tej kushtet e qarkullimit në këtë aks të rëndësishëm rrugor.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related