AKU godet shkeljet në tregun ushqimor: Bllokohen 5 tonë djathë Gouda dhe 944 kg fileto pule, gjobë për kompaninë “Tona”

Data

Drejtoria Rajonale e AKU-së në Tiranë ka zhvilluar këtë të mërkurë një aksion kontrolli, gjatë të cilit janë bllokuar rreth 5 tonë djathë Gouda dhe 944 kilogramë fileto pule, produkte të kompanisë “Tona alb shpk”.

Sipas autoriteteve, bllokimi është vendosur pasi produktet nuk kishin kundraetiketë në gjuhën shqipe, duke shkelur rregullat ligjore për etiketimin, informimin e konsumatorit dhe gjurmueshmërinë e ushqimeve.

Përveç ndalimit të menjëhershëm të produkteve nga qarkullimi, subjekti është ndëshkuar edhe me masë administrative gjobë, për mosrespektim të kërkesave ligjore në fuqi.

AKU bën me dije se kontrollet në tregun ushqimor do të vijojnë edhe në ditët në vijim, me fokus garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related