Arrestimet pas protestës, Berisha: Dy të ndaluar ishin turistë nga Kosova, njëri djali i një ish-luftëtari të UÇK-së

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi lidhur me arrestimet e kryera pas protestës së opozitës, duke deklaruar se disa prej personave të ndaluar nuk kishin asnjë lidhje me protestën.

Sipas Berishës, nga 10 persona të ndaluar, katër janë arrestuar, ndërsa dy prej tyre janë shtetas nga Kosova, të cilët ndodheshin në Shqipëri si turistë. Ai theksoi se ata janë ndaluar padrejtësisht vetëm për faktin se janë kosovarë.

“Këta dy persona kanë ardhur si turistë dhe nuk kanë marrë pjesë në protestë. Janë ndaluar sapo policia ka mësuar se janë nga Kosova, për të krijuar idenë sikur qytetarët e Kosovës po përfshihen në protesta politike në Shqipëri”, deklaroi Berisha.

Ai shtoi se njëri prej të ndaluarve i kishte thënë se ishte djali i një ish-luftëtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe se arrestimi i tij ndodhi vetëm pasi kishte bërë një fotografi me të.

“Kanë bërë thjesht foto, asgjë më shumë. Njëri më tha se ishte djali i një luftëtari të UÇK-së dhe bëra një foto me të. Për këtë arsye është arrestuar”, u shpreh kryedemokrati.

Berisha kërkoi lirimin e menjëhershëm të tyre dhe paralajmëroi Policinë e Shtetit që të mos ndërmarrë veprime ndaj protestuesve.

“I bëj thirrje policisë të mos prekë me dorë qytetarët protestues. Ata po ngrihen kundër hajdutëve të kombit dhe kriminelëve në pushtet”, përfundoi ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related