Tensione në Kuvend, Etika ndëshkon 6 deputetë të opozitës pas seancës kaotike

Data

Sekretariati i Etikës në Kuvend zhvilloi sot mbledhjen për shqyrtimin e masave disiplinore ndaj deputetëve të opozitës, pas incidenteve dhe tensioneve të forta të ndodhura gjatë seancës plenare të 18 dhjetorit.

Pas diskutimeve, u vendos që vetëm 6 deputetë të opozitës të ndëshkohen me përjashtim 30-ditor nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare, për sjellje të cilësuara si joetike dhe penguese për zhvillimin normal të punimeve të Kuvendit.

Deputetët e përjashtuar për 30 ditë janë:

  • Belind Këlliçi
  • Fidel Kreka
  • Albana Vokshi
  • Klevis Balliu
  • Flamur Noka
  • Elda Hoti

Për 23 deputetë të tjerë, ndaj të cilëve ishte kërkuar ndëshkim, Sekretariati vendosi vetëm tërheqje vëmendjeje, pa masë përjashtuese.

Mazhoranca argumentoi se gjatë seancës janë shënuar akte dhune, përfshirë hedhje lëndësh piroteknike, bllokim të foltores, përplasje verbale dhe fizike, si dhe ndërprerje të punimeve parlamentare.

Opozita i kundërshtoi masat duke i cilësuar politike dhe të motivuara nga përplasjet e forta mes palëve, ndërsa paralajmëroi vijimin e aksionit të saj brenda dhe jashtë Kuvendit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related