Ilir Meta përballë GJKKO-së, avokati e cilëson procesin një provë të madhe për drejtësinë

Data

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet seanca paraprake për dosjen penale ndaj ish-Presidentit Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit të kaluar.

Para hyrjes në sallën e gjyqit, avokati i tij, Kujtim Cakrani, dha një deklaratë për mediat, ku e cilësoi procesin si “gjyqin e shekullit”, duke theksuar rëndësinë që, sipas tij, ka kjo çështje për drejtësinë shqiptare.

“Ju jeni dëshmitarët e gjyqit të shekullit. Ky është një moment vendimtar për të kuptuar se sa vlen drejtësia. Mos e humbisni besimin”, u shpreh Cakrani.

Në seancën e mëparshme ka qenë i pranishëm edhe vetë Ilir Meta, i cili ka kërkuar njohjen e plotë me aktet procedurale. Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet më 28 korrik dhe në fund të gushtit e dërgoi dosjen për gjykim.

Çështja përfshin disa hetime të bashkuara në një dosje të vetme, që lidhen me aferën CEZ-DIA, lobimin e ish-LSI-së në Shtetet e Bashkuara dhe hetimin pasuror.

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë në bashkëpunim, ndërsa Fatime Kryemadhi dhe Ema Çoku për pastrim parash.

Meta vijon të mbahet në burg, ndërsa Kryemadhi është nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related