Ngjarje e rëndë në Durrës, 8-vjeçari sulmohet nga qen endacak

Data

Një fëmijë 8-vjeçar është sulmuar nga qen endacakë paraditen e së shtunës në shëtitoren “Taulantia” në qytetin e Durrësit.

Sipas informacioneve, fëmija ndodhej në shoqërinë e familjarëve kur u rrethua nga disa qen dhe u kafshua, duke përjetuar momente paniku. Ai është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Familjarët kanë bërë denoncim për ngjarjen, duke shprehur shqetësimin dhe indinjatën për mungesën e masave ndaj problematikës së qenve endacakë. Ata theksojnë se situata përsëritet prej kohësh dhe se mungon reagimi institucional.

Prania e vazhdueshme e qenve endacakë në rrugët e Durrësit është kthyer në një rrezik serioz për qytetarët, veçanërisht për fëmijët. Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga Bashkia për garantimin e sigurisë dhe shëndetit publik.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related