Incident gjatë aksionit për lirimin e hapësirave publike në Vlorë, dhunohet drejtori i IMT-së

Data

Një aksion për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Vlorës është shoqëruar me incidente ditën e sotme.

Gjatë ndërhyrjes së përbashkët të Policisë Bashkiake dhe Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), katër qytetarë që kundërshtonin prishjen e objekteve pranë bizneseve kanë ushtruar dhunë fizike ndaj drejtorit të IMT-së dhe një inspektori.

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të Vlorës. Pas përplasjes fizike, në vendngjarje kanë ndërhyrë efektivë të Policisë Rrugore për të qetësuar situatën. Gjatë ndërhyrjes, një punonjës policie është goditur me grushta nga disa persona dhe, për të neutralizuar konfliktin, ka nxjerrë armën e shërbimit duke qëlluar në ajër.

Më pas janë thirrur forcat speciale “Shqiponja”, të cilat kanë shoqëruar në komisariat personat e përfshirë për veprime të mëtejshme procedurale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related