Një 42-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti rrugor të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Itali.
Viktima, Agron Radici, banor në zonën e Vastos, po drejtonte automjetin e tij tip Audi A4, kur për arsye ende të paqarta humbi kontrollin e mjetit.
Makina doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal kullues uji. 42-vjeçari u transportua me urgjencë në spital, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë.
Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Nuk përjashtohet mundësia që një problem shëndetësor ose faktorë të tjerë të kenë ndikuar në ngjarje.
