Fluks i lartë në prag festash, Dogana Shqiptare merr vendimin e rëndësishëm: Shërbim 24/24 në të gjitha pikat kufitare

Data

Në prag të festave të fundvitit, Dogana Shqiptare ka njoftuar se do të funksionojë me shërbim të pandërprerë 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.

Sipas njoftimit zyrtar, strukturat doganore kanë marrë masa të shtuara organizative për të përballuar fluksin e rritur të udhëtarëve dhe transportit të mallrave gjatë kësaj periudhe festive.

Në zbatim të një plani të posaçëm operacional, të gjitha pikat kufitare janë angazhuar për të garantuar shërbim efikas dhe pa ndërprerje, me qëllim lehtësimin e procedurave dhe shmangien e vonesave.

Dogana Shqiptare thekson se masat synojnë rritjen e sigurisë, përshpejtimin e përpunimit të mallrave dhe garantimin e lëvizjes së qetë të qytetarëve në hyrje-daljet e vendit gjatë festave të fundvitit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related