Hyri ilegalisht pas dëbimit nga Gjykata, shqiptari kapet duke bërë xhiro me makinë në Itali! Përdorte mbiemrin e gruas, përfundon në burg

Data

Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët italianë në zonën e Brescias, pasi ishte rikthyer në Itali në mënyrë të paligjshme, pavarësisht se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër dëbimi nga autoritetet gjyqësore.

Arrestimi u krye gjatë një patrullimi rutinë në Rrugën Rajonale 11, ku efektivët e Njësisë së Peschiera del Garda vunë re një automjet me motor të fuqishëm të drejtuar nga një i ri. Pas ndalimit për kontroll, drejtuesi i mjetit paraqiti dokumente identifikimi që ngritën dyshime tek policia.

Nga verifikimet rezultoi se dokumenti përmbante vetëm mbiemrin e bashkëshortes së tij, çka shtoi dyshimet për fshehje identiteti. Për këtë arsye, 31-vjeçari u shoqërua në selinë e karabinierëve për verifikime të mëtejshme.

Pas marrjes së shenjave të gishtërinjve, u konfirmua identiteti i tij i vërtetë dhe fakti se ishte një person i njohur më parë për forcat e rendit. Gjithashtu, rezultoi se ndaj tij ishte në fuqi një urdhër dëbimi pesëvjeçar, i lëshuar në vitin 2022 nga Prefektura e Brescias, për shkak të veprimtarisë kriminale dhe një vendimi gjyqësor.

Pas njoftimit të Prokurorisë Publike të Veronës, shqiptari u arrestua për shkelje të urdhrit të dëbimit dhe u mbajt në qelitë e paraburgimit.

Mëngjesin e 20 dhjetorit, ai u paraqit para gjyqtarit, i cili konfirmoi arrestimin dhe vendosi shtyrjen e seancës gjyqësore për në muajin mars të vitit 2026.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related