“Ndjekje si në Film në Itali: 20-Vjeçari Shqiptar Plagoset nga Policia pas Arratisjes së Dhunshme”

Data

Një ngjarje e rëndë dhe dramatike është regjistruar në Itali, ku një i ri 20-vjeçar shqiptar është plagosur nga të shtënat me armë zjarri të policisë, pasi tentoi të largohej me makinë gjatë një kontrolli policor. Episodi ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në provincën e Pizës dhe ka përfshirë një ndjekje të gjatë e të rrezikshme.

Sipas raportimeve, ndërhyrja e forcave të rendit u bë pas një telefonate alarmi nga një grua, e cila denoncoi se djali i saj i mitur po shantazhohej. Sipas saj, autorët i kishin marrë telefonin celular dhe i kërkonin 1 mijë euro për t’ia kthyer.

Me mbërritjen e patrullës në vendngjarje, një nga të dyshuarit dyshohet se ka përplasur me makinë një efektiv policie dhe më pas është larguar me shpejtësi të madhe, duke nisur një arratisje që është shndërruar në ndjekje intensive për disa kilometra, nga zona e Bientinës deri në Montopoli.

Gjatë përpjekjes për t’u larguar, policia ka qëlluar pesë herë me armë zjarri. Dy plumba kanë goditur 20-vjeçarin, i cili është neutralizuar dhe më pas i është dhënë ndihma e parë nga shërbimet mjekësore.

I riu është transportuar në spital, ndërsa autoritetet bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore nuk është e rëndë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja po hetohet për të zbardhur plotësisht rrethanat, ndërsa episodi ka tronditur opinionin publik për shkak të dinamikës së dhunshme dhe skenave që i ngjajnë filmave aksion.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related