Alis fiton Festivalin e Këngës me “Nân”, do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision

Data

Këngëtari shkodran Alis është shpallur fitues i Festivalit të 64-t të Këngës në RTSH me këngën “Nân”, duke rrëmbyer çmimin e parë dhe duke siguruar të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision 2026, që do të zhvillohet në Vjenë të Austrisë.

Alis arriti të fitojë si zemrat e publikut ashtu edhe vlerësimin maksimal të jurisë, falë një performance të fuqishme dhe shumë emocionale. Kënga “Nân” u veçua për interpretimin vokal të jashtëzakonshëm, stilin unik dhe mesazhin universal të dashurisë, duke krijuar një nga momentet më të spikatura të natës finale.

Emocioni që artisti transmetoi në skenë u shoqërua me ovacione dhe duartrokitje të gjata nga publiku, duke e kthyer fitoren e tij në një triumf të padiskutueshëm.

Në total, Alis grumbulloi 152 pikë nga kombinimi i votave të publikut dhe pikëve të jurisë. Vendi i dytë u rendit nga Inis Neziri me 102 pikë, ndërsa Sheila u pozicionua në vendin e tretë me 93 pikë.

Me këtë fitore, Alis do të mbajë flamurin shqiptar në skenën evropiane të Eurovisionit, duke ngjallur pritshmëri të larta për përfaqësimin e Shqipërisë në edicionin e ardhshëm.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related