Masakër me armë zjarri pranë Johanesburgut, 10 të vrarë dhe 10 të plagosur

Data

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Afrikën e Jugut, ku një sulm me armë zjarri ka shkaktuar humbjen e jetës së 10 personave dhe plagosjen e 10 të tjerëve.

Sipas autoriteteve, incidenti u regjistrua në Bekkersdal, rreth 40 kilometra në jugperëndim të Johanesburgut. Persona ende të paidentifikuar hapën zjarr pranë një lokali, duke qëlluar jo vetëm personat që ndodheshin aty, por edhe kalimtarë të rastësishëm në rrugë.

Të plagosurit u transportuan menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e tyre po mbahet nën vëzhgim. Zona ku ndodhi sulmi njihet si një periferi e varfër, pranë disa minierave të arit.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve të sulmit. Deri tani nuk raportohet për arrestime, ndërsa motivet e ngjarjes mbeten të paqarta.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related