Kushte atmosferike të qëndrueshme, por me temperatura deri në -4 gradë! Ja parashikimi i motit për sot

Data

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, me vranësira kalimtare herë pas here. Në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes, mjegulla do të jetë e pranishme kryesisht në zonat luginore, duke ulur përkohësisht dukshmërinë.

Temperaturat do të shënojnë vlera të ulëta, me minimumet që në disa zona malore zbresin deri në -4 gradë Celsius, ndërsa gjatë mesditës pritet një rritje e lehtë.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare rreth 5 m/sekondë, pa krijuar shqetësime të ndjeshme.

Valëzimi në det do të jetë i ulët, i forcës 1 ballë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related