Një shtetase e huaj, 20 vjeçe, është ndaluar nga Policia e Tiranës, pas ekzekutimit të një urdhri ndalimi të lëshuar nga Gjykata. E reja, me inicialet A. P., dyshohet për veprën penale “Vrasja e foshnjës”.
Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 kanë vepruar në zbatim të vendimit gjyqësor, duke kryer ndalimin e saj dhe duke nisur menjëherë procedurat ligjore përkatëse.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, e cila po ndjek çështjen për veprime të mëtejshme hetimore. Autoritetet bëjnë me dije se hetimet janë në vijim, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Për shkak se çështja ndodhet ende në fazë hetimi, policia nuk ka dhënë detaje shtesë mbi ngjarjen.
