Goditje fatale, boksierit Xhejk Pol i thyhet nofulla: do të kthehem sërish

Data

Xhejk Pol ka pësuar humbjen e dytë në karrierën e tij profesionale në boks, duke u nokautuar për herë të parë. Amerikani u mposht nga anthony joshua në një ndeshje të zhvilluar në Miami, e cila u mbyll në raundin e gjashtë pas një serie goditjesh të forta.

Gjatë gjithë përballjes, epërsia e boksierit britanik ishte e dukshme, ndërsa Pol pati vështirësi të përballonte ritmin dhe fuqinë e kundërshtarit. Pas ndeshjes, ai konfirmoi se ka pësuar thyerje të nofullës, por u shpreh se dëmtimi nuk do ta ndalë në vazhdimin e karrierës.

“E dhashë gjithçka në ring. Ky është boksi. U munda nga një prej më të mirëve, por do të kthehem më i fortë,” deklaroi Pol, duke shtuar se synon të rikthehet në pesha më të lehta dhe të luftojë për tituj në të ardhmen.

Pavarësisht humbjes së rëndë dhe dëmtimit serioz, 26-vjeçari u shfaq optimist, duke theksuar se kjo përvojë nuk e largon nga boksi, por e motivon për rikthim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related