Dyshohet se u trafikua nga Kanadaja, 23-vjeçari kapet me kanabis në trajtë xhelatine me vlerë rreth 10 mijë euro

Data

Policia ka arrestuar një 23-vjeçar në rrugën “5 Maji” në Tiranë, i cili u kap në flagrancë me rreth 1 kilogram e 54 gramë lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e policisë gjetën kanabis në trajtë xhelatine, me një vlerë të përafërt tregu prej 10 mijë eurosh.

Nga hetimet paraprake dyshohet se lënda narkotike është trafikuar nga Kanadaja. Autoritetet po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Operacioni policor u kodua “Shape”, ndërsa materialet procedurale i janë referuar prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related