Goditen grabitjet në kryeqytet: Dy persona bien në pranga për vjedhje seriale në tre dyqane të Tiranës

Data

Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm kundër vjedhjeve në seri, duke arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të grabitjeve në disa dyqane në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Sipas njoftimit zyrtar, në pranga janë vënë Elvis Cara, 38 vjeç, dhe Marvin Frashnishta, 40 vjeç, të dy banues në Durrës. Ata akuzohen se gjatë kësaj jave kanë kryer disa vjedhje, duke marrë para dhe pajisje elektronike.

Hetimet tregojnë se më 15 dhjetor, dy të arrestuarit kanë vjedhur 8 pajisje elektronike në një dyqan në zonën e Yzberishtit. Dy ditë më pas, më 17 dhjetor, ata kanë grabitur një shumë parash në një tjetër dyqan në rrugën “Bardhyl”. Ndërsa sot, më 19 dhjetor, dyshohet se kanë kryer edhe një vjedhje tjetër në një dyqan në rrugën e Kavajës, ku kanë marrë një pajisje elektronike.

Operacioni policor, i koduar “Duo”, u realizua nga shërbimet e Komisariateve Nr. 4 dhe Nr. 2, pas kallëzimeve të qytetarëve dhe veprimeve të shpejta hetimore. Gjatë operacionit u sekuestrua edhe automjeti që përdorej nga autorët për kryerjen e vjedhjeve.

Policia bën me dije se vijon puna për zbardhjen e rasteve të tjera që mund të jenë kryer nga këta persona, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related