Përplasjet në Kuvend, PS kërkon ndëshkime të ashpra për deputetët e PD-së! Deri në 2 muaj përjashtim nga Parlamenti, “Etika” vendos të premten

Data

Tensionet dhe përplasjet e forta të ndodhura sot në Kuvend kanë sjellë reagimin e menjëhershëm të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, i cili i është drejtuar zyrtarisht Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, duke kërkuar masa disiplinore të rënda ndaj 29 deputetëve të Partisë Demokratike.

Sipas shkresës së depozituar nga PS, incidentet e ndodhura gjatë dhe në nisje të seancës plenare të datës 18 dhjetor 2025 përbëjnë shkelje flagrante të Rregullores së Kuvendit dhe Kodit të Sjelljes së Deputetit. Në dokument theksohet se seanca u shoqërua me akte dhune, hedhje lëndësh piroteknike dhe sende të forta, sulme ndaj Kryetarit të Kuvendit, anëtarëve të Këshillit të Ministrave dhe punonjësve të Gardës së Republikës, si dhe bllokim të foltores dhe punimeve parlamentare.

Burime parlamentare bëjnë me dije se Sekretariati i Etikës do të mblidhet të premten, më 19 dhjetor, në orën 09:00, për të shqyrtuar kërkesën e mazhorancës dhe për të marrë vendimin përfundimtar mbi masat disiplinore.

Deputetët për të cilët kërkohet përjashtim për 60 ditë:

  • Belind Këlliçi
  • Fidel Kreka
  • Albana Vokshi
  • Ledina Alolli
  • Denisa Vata (për futje dhe përdorim të lëndëve piroteknike në sallën e Kuvendit)
  • Klevis Balliu
  • Flamur Noka (për moszbatim të masave disiplinore, dëmtim të pajisjeve të Kuvendit dhe veprime të dhunshme ndaj Gardës së Republikës)

Deputetët për të cilët kërkohet përjashtim për 30 ditë:

  • Elda Hoti (për dëmtim të pajisjeve dhe mosrespektim të Kodit të Sjelljes)
  • Gazment Bardhi
  • Sali Berisha (për shkelje të përsëritura të rendit të seancës, përdorim të gjuhës joparlamentare dhe pengim të zhvillimit normal të punimeve parlamentare)

Deputetët për të cilët kërkohet përjashtim për 10 ditë:

  • Besart Xhaferri
  • Xhelal Mziu
  • Bledjon Nallbati
  • Luçiano Boçi
  • Saimir Korreshi (për pengim të zhvillimit të seancës dhe akte dhune)
  • Edi Paloka
  • Ina Zhupa
  • Klodiana Çapja
  • Oerd Bylykbashi
  • Enno Bozdo
  • Tomorr Alizoti
  • Ivi Kaso
  • Gent Strazimiri
  • Luan Baçi
  • Bledi Himçi
  • Greta Bardeli
  • Manjola Luku
  • Flamur Hoxha
  • Kliti Hoti

Mazhoranca socialiste thekson se këto masa janë të domosdoshme për ruajtjen e rendit, dinjitetit dhe funksionimit normal të Kuvendit, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të merret nga Etika parlamentare në mbledhjen e së premtes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related