“Doktor Vdekja” dënohet me burg përjetë në Francë

Data

Një nga rastet më tronditëse të keqpërdorimit mjekësor në Francë ka marrë fund me një dënim maksimal. Ish-anesteziologu Frédéric Péchier, 53 vjeç, është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi u shpall fajtor për helmimin e qëllimshëm të 30 pacientëve, 12 prej të cilëve humbën jetën.

Vendimi u dha pas një gjyqi katërmujor në qytetin e Besançon. Sipas prokurorisë, Péchier injektonte në mënyrë të qëllimshme klorur kaliumi ose adrenalinë në qeset e infuzionit, duke shkaktuar arrest kardiak ose hemorragji të rënda.

Në disa raste, ai paraqitej më pas si “shpëtimtari” i pacientëve gjatë ndërhyrjeve emergjente, por në 12 raste viktimat nuk arritën të mbijetonin. Viktima më e re ishte vetëm 4 vjeç, ndërsa më e moshuara 89 vjeç.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related