Plagosja e TikTok-erit të njohur në Durrës, policia identifikon tre autorët! Sulm i armatosur me dy makina pranë lokalit

Data

Policia e Durrësit ka identifikuar dhe shpallur në kërkim tre persona si autorë të plagosjes me armë zjarri të personazhit të njohur të TikTok-ut, Fabion Kuçi, i njohur ndryshe si “Gucci”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:45 të datës 15 dhjetor 2025, në lagjen nr. 9 të qytetit të Durrësit, pranë një lokali ku ndodhej viktima. Sipas hetimeve, autorët janë afruar me dy automjete dhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të Kuçit, duke e lënë të plagosur lehtë.

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, policia ka shpallur në kërkim:

  • A. N., 38 vjeç, banues në Durrës
  • F. B., 22 vjeç, banues në Tiranë
  • B. Ç., 34 vjeç, banues në Durrës

Nga të shtënat, Fabion Kuçi ka pësuar dëmtime të lehta, ndërsa është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të hetimeve, është nisur procedim penal edhe ndaj shtetasit L. B., 31 vjeç, pasi rezulton të jetë pronari i njërit prej automjeteve të përdorura nga autorët gjatë sulmit. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar disa fishekë luftarak, të cilët janë marrë në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurori, ndërsa policia po punon intensivisht për kapjen e tre autorëve të shpallur në kërkim, si dhe për zbardhjen e plotë të motiveve të ngjarjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related