Vendi ynë këtë të mërkurë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti do të karakterizohet nga vranësira të shpeshta, të shoqëruara lokalisht me reshje të dobëta shiu, kryesisht në veri dhe në zonat e ulëta të vendit.
Në zonat qendrore, përfshirë Tiranën, parashikohen vranësira të herëpashershme me intervale të shkurtra kthjellimesh. Temperaturat do të variojnë nga 7°C në orët e mëngjesit deri në 14–15°C në mesditë.
Në veriun e vendit, moti do të jetë më i vranët, me reshje të izoluara shiu, ndërsa në zonat malore temperaturat do të jenë më të ulëta, duke u luhatur nga 3 deri në 8°C. Në zonat e ulëta veriore, reshjet pritet të intensifikohen lehtë gjatë mesditës dhe orëve të mbrëmjes.
Në rang vendi, temperaturat do të luhaten nga 6 deri në 15°C, ndërsa era do të fryjë e lehtë deri mesatare. Në orët e para të mëngjesit dhe gjatë natës, kujdes mjegullës, e cila mund të reduktojë dukshmërinë në disa zona.
