Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë zhvilluar mëngjesin e sotëm një aksion në zonën e Kodrës së Diellit, në Tiranë.
Lajmi bëhet i ditur nga gazetarja Klodiana Lala, sipas së cilës operacioni lidhet me një hetim në vijim, që përfshin edhe çështje të dyshuara për tendera.
Burime pranë hetimit bëjnë me dije se aksioni po zhvillohet në kuadër të një procedimi penal të ndjeshëm, ndërsa detajet mbi natyrën dhe objektin e operacionit mbeten konfidenciale. Deri në këto momente, autoritetet nuk kanë dhënë një njoftim zyrtar.
Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion mbi zhvillimet dhe qëllimin e këtij aksioni të BKH-së, në bashkëpunim me strukturat e tjera ligjzbatuese.
