Berisha: Nëse SPAK kërkon heqjen e imunitetit, Balluku duhet të përballet me drejtësinë – vendimi i Kushtetueses fshiu provat

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita do të votonte pa hezitim heqjen e imunitetit për zv/kryeministren Belinda Balluku, në rast se një kërkesë e tillë do të paraqitej nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) në Kuvend.

Në një prononcim për mediat, Berisha u shpreh se Partia Demokratike është kundër çdo forme imuniteti kur bëhet fjalë për hetimin e korrupsionit, duke theksuar se ky ka qenë një qëndrim i hershëm dhe i pandryshuar i tij.

“Ne jemi kundër çdo lloj imuniteti për efekte të korrupsionit. Në vitin 2012 kam qenë personalisht iniciator i amendamentit kushtetues që synonte heqjen e çdo kufizimi për prokurorinë në hetimin e korrupsionit”, deklaroi Berisha.

Sipas tij, nëse ky amendament do të ishte miratuar atëkohë, situata aktuale në luftën kundër korrupsionit do të ishte krejt tjetër. Ai kritikoi ashpër vendimin e Gjykatës Kushtetuese për heqjen e masës së pezullimit ndaj Ballukut, duke e cilësuar si një akt që, sipas tij, i ka shërbyer interesave politike.

“Kushtetuesja hoqi masën e pezullimit duke i mundësuar Ramës dhe Ballukut të shkatërrojnë çdo provë”, u shpreh Berisha, duke nënvizuar se ky vendim ka dëmtuar rëndë procesin e drejtësisë.

Në përfundim, kryedemokrati theksoi se situata e krijuar kërkon reagim qytetar dhe se, sipas tij, është koha që “të flasë sovrani”, duke përsëritur thirrjet për mobilizim dhe protesta kundër asaj që ai e cilëson si kapje të institucioneve dhe pengim të drejtësisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related