Pamjet e neutralizimit në Bondi: Policia australiane qëllon autorët mbi urë, një i vrarë në vend dhe tjetri në gjendje kritike

Data

Janë publikuar pamje të reja tronditëse nga sulmi terrorist në plazhin Bondi në Sydney, ku policia australiane neutralizon dy nga autorët e masakrës që la pas 12 viktima dhe 29 të plagosur.

Në video shfaqet momenti kritik kur dy sulmuesit ndodhen mbi një urë, duke qëlluar drejt qytetarëve dhe forcave të rendit. Policia ndërhyn me armë zjarri për të neutralizuar rrezikun.

Një i vrarë, tjetri i plagosur rëndë

Sipas autoriteteve, njëri prej autorëve u qëllua për vdekje në vend, duke mbetur i shtrirë pa shenja jete mbi urë. Sulmuesi i dytë, i identifikuar si 24-vjeçari Navid Akram, tentoi të vazhdonte sulmin, por u godit nga policia dhe u plagos rëndë.

Në pamje, ai shihet teksa rrëzohet përtokë, ndërsa forcat speciale ndërhyjnë menjëherë për ta neutralizuar dhe vënë nën pranga. Më pas ai u transportua në spital nën masa të rrepta sigurie.

Kaos, panik dhe reagim i qytetarëve

Situata në zonë ishte jashtëzakonisht e rëndë, me qytetarë të përfshirë nga paniku dhe krisma armësh që dëgjoheshin në distancë. Disa persona të indinjuar tentuan t’u afrohen autorëve, por u ndaluan nga policia, e cila po siguronte perimetrin dhe po jepte ndihmën e parë.

Armë, eksploziv dhe dyshime për autor të tretë

Policia konfirmon se në automjetin e autorëve janë gjetur armë zjarri dhe lëndë eksplozive, ndërsa hetimet vijojnë për një person të tretë të dyshuar si pjesë e sulmit.

Njëri nga autorët rezulton të ketë qenë i skeduar nga autoritetet, ndërsa sulmi ndodhi gjatë kremtimit të një feste fetare të komunitetit hebre në zonën e plazhit Bondi.

Mes viktimave ndodhen një rabin dhe një fëmijë 10-vjeç, çka e ka tronditur thellë opinionin publik në Australi dhe më gjerë.

Autoritetet vijojnë hetimet, ndërsa masat e sigurisë janë rritur në të gjithë vendin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related