Drogë, armë dhe mallra të vjedhura në Itali: Arrestohet 30-vjeçari shqiptar, nën hetim tre bashkëpunëtorë – banesa kthehet në depo grabitjesh

Data

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi u kap me drogë të llojeve të ndryshme, armë dhe sende të dyshuara si të vjedhura, ndërsa tre persona të tjerë që qëndronin në banesën e tij janë vënë nën hetim.

Arrestimi u krye gjatë fundjavës në zonën e Fabbricos, ku karabinierët ndaluan shqiptarin teksa po drejtonte një automjet tip Opel Corsa. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën kokainë, hashash dhe marijuanë, si dhe rreth 2000 euro cash, një peshore precize dhe një pistoletë bosh.

Pas ndalimit, forcat e rendit ushtruan kontroll edhe në banesën e tij, ku u zbulua një sasi e madhe mallrash të dyshuara të vjedhura, duke e kthyer shtëpinë në një depo grabitjesh. Mes sendeve të sekuestruara janë:

  • disa orë dore luksoze, përfshirë një Rolex,
  • monedha të huaja,
  • shishe parfumi,
  • radio marrëse-dhënëse,
  • pajisje të përdorura për vjedhje me thyerje,
  • një armë lodër, replikë e një pistolete tip Glock,
  • si dhe një automjet Mercedes CLA me targa shqiptare dhe dy palë targa të klonuara.

Në total, gjatë operacionit u sekuestruan rreth 100 gramë lëndë narkotike.

30-vjeçari u arrestua për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjeje dhe ndodhet në dispozicion të prokurorisë. Ndërkohë, tre bashkatdhetarë të tjerë, të moshave 31, 32 dhe 37 vjeç, që ndodheshin në banesë si “mysafirë”, po hetohen për bashkëpunim në marrjen e mallrave të vjedhura dhe posedim të mjeteve të përdorura për grabitje.

Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse grupi është i përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale në zonë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related