Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike zhvillohet me debate të ashpra mes anëtarëve të saj. Flamur Noka i është drejtuar Ervin Salianjit:
“Me këtë që po bën, po u shërben atyre që ke përballë”.
Ndërsa Salianji i është përgjigjur:
“Jep dorëheqjen, Flamur, e ke shkatërruar partinë, dhe gabimi me Avokatin e Popullit është përgjegjësi e jotja”.
Burime nga mbledhja bëjnë me dije se Sali Berisha ndërhyri gjatë përplasjes për të qetësuar tensionet dhe për të moderuar debatin.
Debati reflekton tensionet e brendshme pas foltoreve dhe çështjeve të fundit politike që kanë prekur partinë.
