Tragjedi në Elbasan/ Humb jetën punonjësi 57-vjeçar gjatë rikonstruksionit të një shkolle, arrestohet drejtuesi teknik

Data

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një punonjës 57-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ra nga lartësia gjatë punimeve për rikonstruksionin e një shkolle në fshatin Polis.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa viktima, shtetasi Sh. M., 57 vjeç, po kryente punime ndërtimi në objektin shkollor. Si pasojë e rënies nga lartësia, ai ka pësuar dëmtime të rënda dhe ka ndërruar jetë.

Në lidhje me këtë ngjarje, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin M. S., 33 vjeç, administrator dhe drejtues teknik i punimeve, i cili akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

“Ditën e djeshme, gjatë kryerjes së punimeve për rikonstruksionin e një shkolle në fshatin Polis, dyshohet se ka rënë nga lartësia punonjësi, shtetasi Sh. M., 57 vjeç, i cili, si pasojë, ka humbur jetën”, njofton policia.

Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të verifikuar nëse janë respektuar standardet e sigurisë në punë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related