Interi po kalon një javë të vështirë. Pas humbjes ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampioneve, skuadra e Kristian Kivut merr një tjetër goditje: dëmtimin e Françesko Acerbit, një prej lojtarëve më të rëndësishëm të repartit defensiv.
Mbrojtësi u detyrua të linte fushën gjatë pjesës së parë, dhe pas ekzaminimeve mjekësore, klubi zikaltër konfirmoi diagnozën: një problemin muskulor në bicepsin femoral të kofshës së majtë. Ky dëmtim, i zakonshëm por i bezdisshëm për kohën e rikuperimit, pritet ta mbajë veteranin italian jashtë fushës për të paktën një muaj.
Kjo mungesë vjen në një moment delikat të sezonit. Interi rrezikon tani të mos ketë shërbimet e Acerbit në disa ndeshje të rëndësishme të kampionatit, përfshirë sfidat kundër:
- Genoa-s
- Atalantës
- Bolognas
- Parmas
Gjithashtu, mbrojtësi pritet të humbasë edhe ndeshjet e Superkupës së Italisë, ndërsa është shumë e vështirë që të rikuperohet në kohë për supersfidën me Napolin më 11 janar.
Dëmtimi i Acerbit shton presionin mbi Kivun, i cili tashmë duhet të gjejë zgjidhje të tjera në fazën mbrojtëse, ndërkohë që Interi synon të mbetet në garë për objektivat madhorë të sezonit.
