Pas përplasjes verbale, Balla thumbon Nokën: “I vetmi Flamur që s’e di kur është ngritur flamuri – fundi i botës”

Data

Seanca plenare në Kuvend u rikthye në debat të ashpër pas incidentit të mëngjesit, ku deputeti demokrat Flamur Noka ofendoi kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, duke e quajtur “injorant”.

Pas rifillimit të punimeve, Balla reagoi me ironi, duke e goditur Nokën për gafën e bërë pak ditë më parë në Vlorë, ku ky i fundit deklaroi se flamurin e Pavarësisë e kishte ngritur Skënderbeu.

“Ju talleni me kërkesën tuaj për mocion për debat për zgjedhjet, talleni me raportin e OSBE/ODIHR. Si thatë, lepuri… Po këta kush janë? Ne jemi këta. Kur të të fyejë ky – i vetmi Flamur që s’e di kur është ngritur flamuri – është fundi i botës”, u shpreh Balla nga foltorja.

Deklarata e tij solli reagime të qeshura dhe komentime në sallë, duke e thelluar akoma më shumë përplasjen e sotme mes mazhorancës dhe opozitës, të tensionuar që prej fillimit të seancës për shkak të debatit mbi procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related