Tabaku: Tërheqja e firmave ishte e domosdoshme — Procesi i paorganizuar, fokusin e kemi te procedura, jo te emrat

Data

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, komentoi sot ngërçin e krijuar në procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit. Teksa hynte në Kuvend, ajo konfirmoi se PD ka tërhequr të gjitha firmat e deputetëve për kandidatët e mbështetur më herët, duke e cilësuar procesin fillestar si të paqartë dhe të paorganizuar.

Sipas Tabakut, pasi u pa mungesa e strukturës në mënyrën e paraqitjes së kandidaturave, Kryesia e PD-së vendosi të mbështesë zyrtarisht vetëm 6 kandidatë, të cilët u miratuan në mbledhjen e fundit të partisë.

“PD vendosi në mbledhjen e grupit që do të tërhiqnim të gjitha firmat për kandidatët. Procesi në fillim ishte i paorganizuar dhe vendosëm të mbështesim vetëm kandidatët që miraton Kryesia. Ata 6 janë kandidatët që mbështet opozita,” — u shpreh Tabaku.

Tabaku: Nuk merrem me emra specifikë, por me procesin

E pyetur nëse tërheqja lidhet me kundërshtimin ndaj kandidaturës së Endri Shabanit, deputetja demokrate refuzoi të hyjë në diskutime për emra të veçantë. Ajo theksoi se vëmendja e PD-së është tek procedura dhe respektimi i saj, jo tek individët.

“Deputetët e PD kanë firmosur shumë emra, jo vetëm një. Ka pasur mbi 10 emra të tjerë. Nuk ia vlen të merremi me një emër specifik — ne merremi me procesin.”

Ajo shtoi se procedura i lejon deputetët që edhe ditën e seancës plenare të tërheqin firmat mbështetëse, duke nënvizuar fleksibilitetin ligjor të procesit.

Ngërçi politik vazhdon

Deklaratat e Tabakut vijnë në një ditë tensioni politik, pas akuzave të PD-së se mazhoranca po tenton të diktojë rezultatin e garës për Avokatin e Popullit. Edhe pse Kryesia e PD ka miratuar 6 kandidatë, tërheqja e firmave dhe refuzimi i bashkëpunimit me PS e kanë futur procesin në bllokim të ri institucional.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related