Tragjedi në aksin Shkodër–Hani i Hotit: Makina e turistit slloven përplas për vdekje 68-vjeçaren

Data

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një këmbësoreje ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër–Hani i Hotit.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti i drejtuar nga shtetasi slloven Klemen Jakiç ka përplasur fatalisht 68-vjeçaren Prende Lulaj, e cila nuk arriti t’i mbijetonte plagëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar menjëherë në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

Njoftimi zyrtar i Policisë

Malësi e Madhe / Informacion paraprak

Rreth orës 17:05, në aksin rrugor “Shkodër–Hani i Hotit”, automjeti me drejtues shtetasin slloven K. J. ka përplasur këmbësoren P. L., 68 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit, shtetasja P. L. ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related