Goditet grupi i strukturuar kriminal i trafikut të drogës: Në pranga djali i ish-deputetit të PS, Rexhep Rraja dhe pesë persona të tjerë

Data

Një operacion i gjerë policor i zhvilluar mëngjesin e sotëm ka goditur një grup të strukturuar kriminal të dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike. Burime të sigurta konfirmojnë se në listën e të arrestuarve është edhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.

Grupi dyshohet se ka vepruar në bashkëpunim të ngushtë për transportimin dhe trafikimin e drogës, ndërsa hetimet kanë çuar në identifikimin dhe arrestimin e gjashtë personave, të cilët akuzohen për një sërë veprash të rënda penale.

Të arrestuarit janë:

  1. Marvin Genci Bushati, datëlindja 26/04/1982, lindur në Shkodër, banues në Tiranë
  2. Agim Nina, alias Lorenc Izet Selmani, datëlindja 05/08/1974, lindur dhe banues në Durrës
  3. Sokol Myslym Qaja, datëlindja 22/02/1984, lindur dhe banues në Tiranë
  4. Gazmir Xhemali Rraja, datëlindja 02/02/1990, lindur dhe banues në Nikël, Fushë-Krujë
  5. Perparim Kadri Rraja, datëlindja 02/07/1975, lindur dhe banues në Nikël, Fushë-Krujë
  6. Rexhep Rraja, datëlindja 19/04/1994, lindur dhe banues në Nikël, Fushë-Krujë

Akuza ndaj tyre:

Të arrestuarit do të përballen me këto akuza të rënda:

  • Trafikim i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim (neni 283/a/1)
  • Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal (neni 333/a pika 4)
  • Kryerja e veprave në kuadër të grupit të strukturuar kriminal (neni 334/1)

Operacioni konsiderohet një prej goditjeve më të rëndësishme të ditëve të fundit ndaj grupeve kriminale që operojnë në zonën e Fushë-Krujës, Tiranës dhe Durrësit.

Hetimet po vijojnë për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë dhe shtrirjen e aktivitetit kriminal të grupit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related