Reagimi i Lamine Jamal në zëvendësim, Flik: U zhgënjye, por kishte të verdhë dhe na duheshin këmbë të freskëta

Data

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flik, komentoi reagimin e Lamine Jamal pas zëvendësimit të tij në minutën e 89-të në ndeshjen ndaj Ajntrakt Frankfurt, duke pranuar se lojtari i ri u ndje i zhgënjyer, por vendimi ishte i domosdoshëm për aspektet taktike të duelit.

“Lamin pati një zhgënjim të vogël në momentin e zëvendësimit, por ai kishte një karton të verdhë dhe na duheshin këmbë të freskëta,” deklaroi Flik pas ndeshjes, duke sqaruar se nuk kishte hapësirë për rrezik të panevojshëm në minutat e fundit.

Tekniku gjerman theksoi rëndësinë e suksesit të arritur:

“Janë tre pikë shumë të rëndësishme. E kemi kontrolluar ndeshjen, ishte një duel shumë i vështirë. Ata u mbrojtën shumë thellë. Duhet të fokusohemi te vetja dhe të marrim edhe gjashtë pikë të tjera.”

Me këtë fitore, Barcelona ngjitet në kuotën e 10 pikëve pas 6 ndeshjesh, duke u pozicionuar përkohësisht në vendin e 14-të dhe duke synuar të ruajë ritmin në javët e ardhshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related