“Qeveria ka rënë, është vetëm një ngrehinë!” – Salianji shpërthen: Kryeministrit i arrestohen zyrtarët e lartë, zv.kryeministri në arrati e denoncoi vetë Ramën

Data

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, deklaroi se qeveria aktuale “de facto ka rënë”, pas valës së skandaleve dhe arrestimeve që kanë goditur zyrtarë të rëndësishëm të kabinetit të kryeministrit Edi Rama. Në një intervistë për News24, ai theksoi se situata politike në vend ka hyrë në një fazë ku qeveria nuk funksionon më si strukturë legjitime.

Salianji u shpreh se Rama nuk njeh asnjë standard moral të dorëheqjes, edhe kur korrupsioni ka depërtuar deri në nivelet më të larta të administratës.

“Kryeministrit i arrestohen dhjetëra zyrtarë të lartë. Zv.kryeministri është në arrati dhe e denoncoi vetë Ramën”

Sipas Salianjit, realiteti që po përballet sot vendi është më i rëndë se çdo krizë politike e mëparshme:

“Ka një parim moral në demokraci: kur ke përgjegjësi, jep dorëheqjen. Ky kryeministër ka dhjetëra zyrtarë të lartë të arrestuar. Zv/kryeministri është në arrati dhe e denoncoi vetë Ramën. Këtu kemi një problem të madh. Qeveria ka rënë. Është thjesht një ngrehinë, por ne duhet ta dëshmojmë.”

Fragmentarizimi i opozitës – pengesa kryesore për rrëzimin e qeverisë

Salianji paralajmëroi se opozita nuk mund të fitojë për sa kohë votat shpërndahen në disa parti, duke e trajtuar këtë si gabimin strategjik më të madh të momentit:

“Ndarja e votës dëmton të gjithë. Fragmentarizimi i opozitës i fal pushtetin Ramës. Sot nuk duhet tifozeri politike. Duhet investim për bashkimin e opozitës në çdo formë.”

Ai nënvizoi se ekzistojnë vetëm dy mënyra reale për të larguar një qeveri të tillë:

**1. Votë e bashkuar e gjithë opozitës

  1. Revoltë dhe mosbindje civile që paralizon jetën në vend**

“Dy mënyra ka si rrëzohet qeveria: vota dhe revolta. Mosbindja civile që paralizon jetën. Kjo qeveri është rrëzuar moralisht dhe politikisht, por duhet t’i japim formë institucionale këtij realiteti.”

Salianji përfundoi duke thënë se opozita duhet të pranojë problemin dhe të punojë për një front të vetëm politik, nëse kërkon që ndryshimi të bëhet realitet.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related