Tragjike në Vlorë — 57-vjeçarja humb jetën pas një ndërhyrjeje kirurgjikale, Policia nis hetimet

Data

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Vlorës, ku një grua 57-vjeçare ka ndërruar jetë pas një ndërhyrjeje kirurgjikale të kryer më herët. Viktima, e identifikuar me inicialet M.B., u gjet pa shenja jete në banesën e saj.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, materialet janë referuar për vlerësim dhe ka nisur puna për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale për vlerësim, pasi pas një ndërhyrjeje kirurgjikale të kryer më herët, ka ndërruar jetë në banesën e saj shtetasja M.B., 57 vjeçe. Vijon puna për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.”

Ende nuk dihet nëse vdekja lidhet drejtpërdrejt me procedurën mjekësore, ndaj rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore do të jetë vendimtar për sqarimin e rrethanave.

Hetimet vijojnë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related