Arrestohen katër shqiptarë si vrasës me pagesë: “Demos”, i shumëkërkuari për atentate, mes ekzekutorëve të Yannis Lalas

Data

Policia greke ka goditur një nga grupet më të rrezikshme të vrasësve me pagesë, duke arrestuar gjashtë persona—katër shqiptarë dhe dy grekë—të dyshuar për atentatin ndaj Yannis Lalas dhe përfshirjen në aktivitete të strukturuara kriminale.

Arrestimet u kryen mëngjesin e së martës, teksa hetuesit grekë kanë zbardhur pjesërisht mënyrën e funksionimit të organizatës që besohet se ka operuar si rrjet ekzekutorësh të paguar për llogari të grupeve të ndryshme kriminale.

Katër shqiptarët, ekzekutorët e atentatit në Liosia

Sipas burimeve hetimore, grupi dyshohet se kreu atentatin ndaj Yannis Lalas në maj 2025 në zonën e Liosias. Hetuesit grekë besojnë se pikërisht katër anëtarët shqiptarë kanë qenë pjesë e skuadrës së zjarrit.

Mes të arrestuarve është edhe personi i njohur me nofkën “Demos”, një emër tashmë i njohur për autoritetet, i cili rezulton i akuzuar më herët për vrasje, tentative vrasjeje dhe atentate të tjera të porositura. Ai përshkruhet nga policia si një individ i rrezikshëm, me eksperiencë në krime të kryera me precizion profesional.

Arsenal lufte në duart e grupit

Gjatë operacionit, policia greke gjeti një sasi të konsiderueshme armësh dhe materiali kriminal:

  • katër automatikë Kallashnikov,
  • tre pistoleta,
  • sasi kokaine,
  • para në shumësi të madhe, të dyshuara si pagesa për vrasje të porositura.

Hetimi vijon dhe autoritetet nuk kanë publikuar ende detaje shtesë, pasi pritet të realizohen arrestime të tjera dhe të identifikohen porositësit e atentateve.

Lalas, ekzekutuar dy muaj më vonë në Arachova

Yannis Lalas, figura që ndodhej në qendër të konfliktit mes grupeve kriminale, u vra në mënyrë brutale më 1 nëntor 2025 në Arachova. Ai u ekzekutua me gjakftohtësi, në një sulm profesional që ngjasonte me një atentat mafioz të mirëorganizuar.

Arrestimet e fundit pritet të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rrjetit që operonte si një organizatë e mirëstrukturuar vrasësish me pagesë, të cilët dyshohet se kanë kryer atentate të shumta brenda dhe jashtë Greqisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related